Llogari Rrjedhëse

Llogaria Rrjedhëse është një instrument bazë mbi të cilin klienti ndërton marrëdhënien e tij afatgjatë me bankën.

Me llogarinë tuaj në Credins Bank, ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve bankare dhe të aksesoni të gjitha shërbimet bankare.

Avantazhet e llogarisë rrjedhëse:

  • Merrni pagën apo pensionin
  • Pajiseni me kartë debiti VISA apo Mastercard
  • Kryeni veprime të pakufizuara pagesash përmes kartës
  • Kryeni veprime të pakufizuara në sportelet e bankës
  • Kryeni veprime në ATM-të e rrjetit Credins apo ATM kombëtare e ndërkombëtare
  • Pajiseni me informacion mbi veprimet në llogarinë tuaj.
  • Kryeni pagesa për palë të treta
  • Kryeni pagesa për shpenzimet e energjisë, telefoni, ujë, internet etj
  • Përfitoni pagesa apo transferta në favorin tuaj.
  • Kryeni transferta brenda apo jashtë vendit.
  • Pajiseni me shërbimin e Credins online
  • Aktivizoni shërbimin e pagesave automatike
  • Aplikoni për kredi personale apo konsumatore.
  • Aplikoni për kredi personale apo konsumatore.
  • Aplikoni për kartë krediti

Llogaria Rrjedhëse hapet në monedha të ndryshme në bazë të nevojave tuaja.

Llogaria rrjedhese mund të ketë forma të ndryshme si:

  • Llogari e pafrutshme (me një numër të kufizuar transaksionesh)
  • LLogari qëllimore (me një qëllim të caktuar)

Për hapje te llogarisë, kërkohet:

  • Dokument identifikues (letërnjoftim apo pasaportë)
  • Kontrata e Llogarise Rrjedhëse