Çfarë është Depozita PLUS?
Depozita Plus është një plan kursimi sistematik, për të gjithë klientët Individë dhe veçanërisht ata pagamarrës pranë Credins Bank.
Si funksionon?
Credins ju ofron kreditim periodik në një depozitë kursimi për fondet e kursyera nga paga juaj. Për këto depozita banka nuk aplikon komisione mirëmbajtje. Qëllimi i depozitës është kursimi, ju mund ti tërhiqni ato vetëm pasi të kenë kaluar 6 muaj nga data e çeljes së Depozitës.
Avantazhe dhe Karakteristika
- Kursim sistematik duke i paraprirë nevojave të papritura për para.
- Vendosni vetë shumën dhe datën për kalimin periodik në depozitë.
- Mundësi depozitimi gjatë gjithë muajit.
Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.
Dokumentacioni i Nevojshëm
- Kartë Identiteti
- Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
- Kontrata e Depozitës
Banka Credins në Kosovë merr pjesë detyrueshëm në Fondin e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Kosovës.

Çfarë është depozita me afat?
Depozita me Afat është një investim i sigurt i cili kryhet përmës një marrëveshje ndërmjet individit dhe bankës, për një shumë parash dhe një afat të përcaktuar nga vetë klienti. Në varësi të shumës, klienti individ, përfiton interesa sipas afatit dhe monedhës së përcaktuar.
Si funksionon?
Mjafton të paraqiteni në një nga degët e bankës, pranë punonjësit të shërbimit ndaj klientit. Punonjësit tanë, do t’ju orientojnë dhe realizojnë në shumë pak kohë proçesin e çeljes së depozitës tuaj.
Avantazhe dhe Karakteristika
- Alternativa zgjedhjesh në monedha dhe afate nga 1 deri në 60 Mujore.
- Rinovim automatik, pa patur nevojë të paraqiteni në bankë.
- Depozita mund të jetë disa-emërore.
- Investim i sigurt dhe praktik.
Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.
Dokumentacioni i Nevojshëm
- Kartë Identiteti
- Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
- Kontrata me Bankën
- Formular i deklarimit të të ardhurave dhe dokumenta mbështetëse. (në varësi të shumës)
Banka Credins në Kosovë merr pjesë detyrueshëm në Fondin e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Kosovës.

Çfarë është Depozita Kalendarike?
Depozita Kalendarike është një plan kursimi i krijuar për t’ju përshtatur kërkesave tuaja për fleksibilitet në menaxhimin e kohës dhe parave që doni të kurseni. Me anë të depozitës Kalendarike ju zgjidhni vetë datën e maturimit të depozitës dhe përfitoni një interesa në varësi të shumës, afatit dhe monedhës së përzgjedhur.
Avantazhe dhe Karakteristika
- Përfitoni interesa konkuruese.
- Përcaktoni vetë datën e maturimit të depozitës tuaj në një interval kohor 30 deri në 365 ditë.
- Planifikoni evente të rëndësishme, bazuar në investimin e bërë përmes depozitës kalendarike.
- Kontrolloni investimin tuaj në çdo moment përmes e-Banking.
Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.
Dokumentacioni i Nevojshëm:
- Kartë Identiteti
- Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
- Kontrata e depozitës
Banka Credins në Kosovë merr pjesë detyrueshëm në Fondin e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Kosovës.

Çfarë është depozita pa afat?
Depozita Pa Afat është një llogari kursimi, e cila ju ndihmon gjithnjë për të organizuar plane e projekte të ndryshme investimi.
Si funksionon?
Mjafton të paraqiteni në një nga degët e bankës, pranë punonjësit të shërbimit ndaj klientit. Punonjësit tanë, do t’ju orientojnë dhe realizojnë në shumë pak kohë proçesin e çeljes së depozitës tuaj. Në vijim, ju mund të depozitoni në çdo kohë kursimet tuaja duke përfituar interes por edhe mund të tërhiqni në çdo kohë.
Avantazhe dhe Karakteristika
- Kurseni dhe nuk “bllokoni” paratë, pasi ju mund ti tërhiqni në çdo moment ato.
- Mësoheni me mënyrën dhe formën e kursimit në bankë.
- Paraprin shpenzimet e paplanifikuara.
- Investim ideal për ata qe presin pagesa nga qira mujore apo të ardhura të tjera jo me bazë page!
Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.
Dokumentacioni i Nevojshëm:
- Kartë Identiteti
- Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
- Kontrata e Depozitës
Banka Credins në Kosovë merr pjesë detyrueshëm në Fondin e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Kosovës.

Çfarë është depozita kaltra?
Depozita Kaltra është një investim afatgjatë, i cili nis kur fëmija sapo lind. Duke kursyer rregullisht, ju do të mund t’i siguroni edukim në shkollën më të mirë si dhe një bazë financiare për të nisur një të ardhme me më shumë mundësi zgjedhjeje.
Si funksionon?
Në Depozitën Kaltra, mund të derdhni para në çdo kohë. Këto para do ti bashkohen shumës fillestare duke e rritur kështu gjithnjë e më shumë fitimin e marrë nga interesat. Në ditën që fëmija juaj mbush 18 vjeç, depozita do të transferohet në një llogari rrjedhëse në emër të fëmijës ose ai mund të zgjedhë ta rinovojë atë në një depozitë me afat.
Avantazhe dhe Karakteristika
- Çelet për fëmijët nga 0-15 vjeç.
- Çelet në emër të fëmijës.
- Mund të bëhen derdhje nga kushdo që dëshiron ti bëjë një dhuratë fëmijës dhe në çdo kohë, pasi të jetë çelur depozita.
- Nuk lejohen tërheqjet derisa fëmija të jetë madhor, pra të ketë mbushur 18 vjeç.
Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.
Dokumentacioni i Nevojshëm
- Kartë Identiteti
- Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
- Kontrata e Depozitës
Banka Credins në Kosovë merr pjesë detyrueshëm në Fondin e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Kosovës.

Cfarë është Depozita Maxi – Kalendarike?
Depozita Maxi-Kalendarike është një plan kursimi ku klienti përcakton vetë datën e maturimit të depozitës në një interval kohor nga 25-35 muaj në varësi të qëllimit për të cilin do të kursejë.
Avantazhe dhe Karakteristika
- Monedha në të cilat ofrohet depozita është EUR
- Shuma minimale per celjen e depozites: 500 EUR
- Përcaktoni vetë datën e maturimit të depozitës suaj në intervalin kohor 25 – 35 muaj.
- Rinovim Automatik i Depozitës
- Përfitoni interesa konkurruese
- Kontrolloni investimin tuaj në çdo moment përmes Credins Online.
Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në website-in tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.
Normat e Interesit kliko linkun
Dokumentacioni i Nevojshëm
- Mjet identifikimi (karte identiteti, ose pasaporte biometrike).
Banka Credins në Kosovë merr pjesë detyrueshëm në Fondin e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Kosovës.


Avantazhe dhe karakteristika:
Monedha: Euro
Shuma minimale: 10,000 Euro
Interesi: Deri në 3.7%
Afati maturimit: 36 muaj
Jemi më të mirët sepse të njohim si shqiptari – shqiptarin, njohim kulturën e vendit tonë dhe nevojat e tua.
*Oferta është e vlefshme deri në datën 9 Tetor 2025
Banka Credins në Kosovë merr pjesë detyrueshëm në Fondin e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Kosovës.
Apliko tani!
