Depozita me afat

Çfarë është depozita me afat?

Depozita me Afat është një investim i sigurt i cili kryhet përmës një marrëveshje ndërmjet individit dhe bankës, për një shumë parash dhe një afat të përcaktuar nga vetë klienti. Në varësi të shumës, klienti individ, përfiton interesa sipas afatit dhe monedhës së përcaktuar.

Si funksionon?

Mjafton të paraqiteni në një nga degët e bankës, pranë punonjësit të shërbimit ndaj klientit. Punonjësit tanë, do t’ju orientojnë dhe realizojnë në shumë pak kohë proçesin e çeljes së depozitës tuaj.

Avantazhe dhe Karakteristika

  • Alternativa zgjedhjesh në monedha dhe afate nga 1 deri në 60 Mujore.
  • Rinovim automatik, pa patur nevojë të paraqiteni në bankë.
  • Depozita mund të jetë disa-emërore.
  • Investim i sigurt dhe praktik.

Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.

Dokumentacioni i Nevojshëm

  • Kartë Identiteti
  • Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
  • Kontrata me Bankën
  • Formular i deklarimit të të ardhurave dhe dokumenta mbështetëse. (në varësi të shumës)

Banka Credins në Kosovë merr pjesë detyrueshëm në Fondin e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Kosovës.