Kredia Konsumatore ju mundëson realizimin e nevojave tuaja personale, familjare apo projekteve të ndryshme, me kushte të favorshme dhe procedurë aplikimi të thjeshtë e të shpejtë.

Karakteristikat e Kredisë

Kredia konsumatore ofrohet me shuma fleksibël financimi dhe afate shlyerjeje të përshtatura sipas nevojave tuaja individuale. Norma e interesit është konkurruese në treg, ndërsa procesi i miratimit kryhet brenda një kohe të shkurtër, me dokumentacion minimal të kërkuar. Klientët përfitojnë gjithashtu këshillim financiar falas nga stafi ynë i specializuar, si dhe mundësinë e shlyerjes së parakohshme pa penalitete shtesë.

 

Aplikoni Online







    A dëshironi që një përfaqësues i bankës t'ju kontaktojë për këtë aplikim?

     

    Të kesh një shtëpi apo apartament tëndin është pjesë e ciklit të jetës së çdo familjeje. Por investimi për të blerë një pasuri të paluajtshme është shumë i madh për nje familje që po nis jetën. Shtëpia është e rëndësishme për ju dhe Credins bank në gamën e produkteve të saj ofron forma financimi si Kredia Hipotekore për financim pasurie të paluajtshme.

     

    Avantazhe dhe Karakteristika

    • Ju blini apo zgjeroni banesën tuaj në varësi të nevojave familjare dhe në përputhje me të ardhurat tuaj.
    • Ju menaxhoni në mënyrë të kujdesshme të ardhurat tuaja në menyrë afatgjatë duke bërë një shpërndarje midis kërkesave të përditshme dhe investimeve afatgjata.

     

    Dokumentacioni i Kërkuar:

    Për individë të punësuar

    • Pasaportë (fotokopje e noterizuar).
    • Vërtetime për të ardhurat mujore familjare.
    • Çertifikata e hipotekës dhe dokumentat që vërtetojnë origjinën e pasurisë.

    Për individë që kanë një biznes të vogël

    • Pasaportë (fotokopje e noterizuar).
    • Licenca e vitit të fundit.
    • Çertifikata e hipotekës dhe dokumentat që vërtetojnë origjinën e pasurisë.

    Për individë që kanë biznes të madh (shpk ose sha)

    • Dokumentacioni ligjor i shoqërisë.
    • Bilanci i vitit të fundit i dorëzuar në zyrën e tatim taksave.
    • Çertifikata e hipotekës dhe dokumentat që vërtetojnë origjinën e pasurisë.

    Për informacion të personalizuar ju presim në degë!

    Njihuni me overdraftin për Individë

    Overdrafti është një linjë kredie, e cila në shumicën e rasteve lidhet me pagën e individit dhe i jep atij mundësinë të tërheqi në çdo moment nga llogaria rrjedhëse një shumë debitore të barazvlefshme me një deri në pesë paga mujore në varësi të limitit të aprovuar. Çdo individ duhet të bëjë kërkesë në degën ku ai operon dhe të nënshkruajë një marrëveshje për të pasur të drejtë të përdorë këtë lehtesi financiare.

     

    Avantazhet

    • Ndihmon individin për të mbuluar nevojat për pagesa të ndryshme apo blerje që i kalojnë të ardhurat mujore.
    • Mundëson likuidimin e shpenzimeve të paparashikuara dhe afatshkurtra

    Shlyerja e overdraftit bëhet automatikisht në momentin që kreditohet llogaria. Credins bank ofron dhe një mundësi të shlyerjes së Overdraftit me këste fikse. Overdrafti është një lehtesi financiare afatshkurtër dhe zgjat jo më shumë se një vit. Për informacion të personalizuar ju presim në degë!