Letër Zotimi

Women Entrepreneurs Finance Code – Angazhimi i Credins Bank Kosovë

Credins Bank Kosovë i është bashkuar Women Entrepreneurs Finance Code (WE Finance Code), një iniciativë globale që synon të zvogëlojë hendekun në qasjen në financim dhe të mbështesë zhvillimin e bizneseve në pronësi dhe udhëheqje të grave.

Përmes këtij angazhimi, banka kontribuon në fuqizimin e grave ndërmarrëse dhe në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë.

Angazhimet kryesore të bankës

Në kuadër të WE Finance Code, Credins Bank Kosovë angazhohet në tri fusha kryesore:

  1. Lidershipi dhe përkushtimi institucional
  • Emërimi i përfaqësuesit të bankës në kuadër të iniciativës
  • Angazhimi i burimeve dhe përfshirja e stafit në zbatimin e iniciativës
  • Promovimi i barazisë gjinore në politikat dhe praktikat e brendshme
  • Rritja e ndërgjegjësimit dhe promovimi i mundësive financiare për bizneset e udhëhequra nga gratë
  1. Të dhënat dhe transparenca
  • Mbledhja dhe raportimi i të dhënave të ndara sipas gjinisë
  • Analiza e sfidave në qasjen në financim për gratë ndërmarrëse
  • Përmirësimi i sistemeve për raportim dhe transparencë
  • Publikimi i të dhënave përkatëse në raportet vjetore
  1. Veprime konkrete dhe produkte financiare
  • Zhvillimi i produkteve financiare të dedikuara për bizneset e udhëhequra nga gratë
  • Ofrimi i kushteve më të favorshme dhe shërbimeve të përshtatura
  • Rritja e përfshirjes së grave në portofolin e klientëve biznes
  • Nxitja e përdorimit të produkteve bankare dhe zgjidhjeve digjitale

Qëllimi i iniciativës

Përmes këtij angazhimi, Credins Bank Kosovë synon të përmirësojë qasjen në financa për gratë ndërmarrëse, të mbështesë rritjen e bizneseve të tyre dhe të kontribuojë në barazinë gjinore dhe zhvillimin ekonomik në vend.

Shënim

Ky publikim përmbledh angazhimet kryesore të bankës në kuadër të Women Entrepreneurs Finance Code.