Llogari e pagesave me shërbime bazike

Bazuar në Rregulloren e Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike, si klient i ri apo ekzistues i bankës Credins Kosovë, ju keni të drejtë të zgjedhni Llogarinë e pagesës me shërbime bazike, përmes së cilës ju ofrohet një listë produktesh dhe shërbimesh bankare pa limit të përdorimit.

Shërben si mjet i domosdoshëm për të nxitur pjesëmarrjen e klientëve dhe qytetarëve në tregun financiar dhe për t’i lejuar ata të marrin përfitimet që sjell tregu financiar

Avantazhe dhe Karakteristika:

 

Pako bazike (pa pagesë) Mirëmbajtje mujore
Hapja e llogarisë
Depozitim në degë
Debitimi direkt
Urdhëresa automatike brenda bankës
Tërheqje në degë
Tërheqje në ATM brenda dhe jashtë bankës
Transferta brenda bankës – në degë
Transferta brenda bankës – E-banking 0.50 EUR
Transferta ndërmjet llogarive të klientit- degë
Transferta ndërmjet llogarive të klientit- E-banking
Lëshimi i kartës së debitit
Pagesa përmes kartës së debitit në POS
Pagesa përmes kartës së debitit online/e-commerce
Lëshimi i shërbimit E-banking

Aplikoni online