Çfarë është Depozita PLUS?

Depozita Plus është një plan kursimi sistematik, për të gjithë klientët Individë dhe veçanërisht ata pagamarrës pranë Credins Bank.

Si funksionon?

Credins ju ofron kreditim periodik në një depozitë kursimi për fondet e kursyera nga paga juaj. Për këto depozita banka nuk aplikon komisione mirëmbajtje. Qëllimi i depozitës është kursimi, ju mund ti tërhiqni ato vetëm pasi të kenë kaluar 6 muaj nga data e çeljes së Depozitës.

Avantazhe dhe Karakteristika

  • Kursim sistematik duke i paraprirë nevojave të papritura për para.
  • Vendosni vetë shumën dhe datën për kalimin periodik në depozitë.
  • Mundësi depozitimi gjatë gjithë muajit.

Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.

Dokumentacioni i Nevojshëm

  • Kartë Identiteti
  • Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
  • Kontrata e Depozitës

Banka Credins në Kosovë merr pjesë detyrueshëm në Fondin e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Kosovës.