
Të kesh një shtëpi apo apartament tëndin është pjesë e ciklit të jetës së çdo familjeje. Por investimi për të blerë një pasuri të paluajtshme është shumë i madh për nje familje që po nis jetën. Shtëpia është e rëndësishme për ju dhe Credins bank në gamën e produkteve të saj ofron forma financimi si Kredia Hipotekore për financim pasurie të paluajtshme.
Avantazhe dhe Karakteristika
- Ju blini apo zgjeroni banesën tuaj në varësi të nevojave familjare dhe në përputhje me të ardhurat tuaj.
- Ju menaxhoni në mënyrë të kujdesshme të ardhurat tuaja në menyrë afatgjatë duke bërë një shpërndarje midis kërkesave të përditshme dhe investimeve afatgjata.
Dokumentacioni i Kërkuar:
Për individë të punësuar
- Pasaportë (fotokopje e noterizuar).
- Vërtetime për të ardhurat mujore familjare.
- Çertifikata e hipotekës dhe dokumentat që vërtetojnë origjinën e pasurisë.
Për individë që kanë një biznes të vogël
- Pasaportë (fotokopje e noterizuar).
- Licenca e vitit të fundit.
- Çertifikata e hipotekës dhe dokumentat që vërtetojnë origjinën e pasurisë.
Për individë që kanë biznes të madh (shpk ose sha)
- Dokumentacioni ligjor i shoqërisë.
- Bilanci i vitit të fundit i dorëzuar në zyrën e tatim taksave.
- Çertifikata e hipotekës dhe dokumentat që vërtetojnë origjinën e pasurisë.
Për informacion të personalizuar ju presim në degë!