Çfarë është Depozita Kalendarike?
Depozita Kalendarike është një plan kursimi i krijuar për t’ju përshtatur kërkesave tuaja për fleksibilitet në menaxhimin e kohës dhe parave që doni të kurseni. Me anë të depozitës Kalendarike ju zgjidhni vetë datën e maturimit të depozitës dhe përfitoni një interesa në varësi të shumës, afatit dhe monedhës së përzgjedhur.
Avantazhe dhe Karakteristika
- Përfitoni interesa konkuruese.
- Përcaktoni vetë datën e maturimit të depozitës tuaj në një interval kohor 30 deri në 365 ditë.
- Planifikoni evente të rëndësishme, bazuar në investimin e bërë përmes depozitës kalendarike.
- Kontrolloni investimin tuaj në çdo moment përmes e-Banking.
Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.
Dokumentacioni i Nevojshëm:
- Kartë Identiteti
- Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
- Kontrata e depozitës
Banka Credins në Kosovë merr pjesë detyrueshëm në Fondin e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Kosovës.
