Depozita pa afat

Çfarë është depozita pa afat?

Depozita Pa Afat është një llogari kursimi, e cila ju ndihmon gjithnjë për të organizuar plane e projekte të ndryshme investimi.

Si funksionon?

Mjafton të paraqiteni në një nga degët e bankës, pranë punonjësit të shërbimit ndaj klientit. Punonjësit tanë, do t’ju orientojnë dhe realizojnë në shumë pak kohë proçesin e çeljes së depozitës tuaj. Në vijim, ju mund të depozitoni në çdo kohë kursimet tuaja duke përfituar interes por edhe mund të tërhiqni në çdo kohë.

 

Avantazhe dhe Karakteristika

  • Kurseni dhe nuk “bllokoni” paratë, pasi ju mund ti tërhiqni në çdo moment ato.
  • Mësoheni me mënyrën dhe formën e kursimit në bankë.
  • Paraprin shpenzimet e paplanifikuara.
  • Investim ideal për ata qe presin pagesa nga qira mujore apo të ardhura të tjera jo me bazë page!

Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.

 

Dokumentacioni i Nevojshëm:

  • Kartë Identiteti
  • Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
  • Kontrata e Depozitës

 

Banka Credins në Kosovë merr pjesë detyrueshëm në Fondin e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Kosovës.