Çfarë është depozita kaltra?

Depozita Kaltra është një investim afatgjatë, i cili nis kur fëmija sapo lind. Duke kursyer rregullisht, ju do të mund t’i siguroni edukim në shkollën më të mirë si dhe një bazë financiare për të nisur një të ardhme me më shumë mundësi zgjedhjeje.

Si funksionon?

Në Depozitën Kaltra, mund të derdhni para në çdo kohë. Këto para do ti bashkohen shumës fillestare duke e rritur kështu gjithnjë e më shumë fitimin e marrë nga interesat. Në ditën që fëmija juaj mbush 18 vjeç, depozita do të transferohet në një llogari rrjedhëse në emër të fëmijës ose ai mund të zgjedhë ta rinovojë atë në një depozitë me afat.

 

Avantazhe dhe Karakteristika

  • Çelet për fëmijët nga 0-15 vjeç.
  • Çelet në emër të fëmijës.
  • Mund të bëhen derdhje nga kushdo që dëshiron ti bëjë një dhuratë fëmijës dhe në çdo kohë, pasi të jetë çelur depozita.
  • Nuk lejohen tërheqjet derisa fëmija të jetë madhor, pra të ketë mbushur 18 vjeç.

Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.

 

Dokumentacioni i Nevojshëm

  • Kartë Identiteti
  • Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
  • Kontrata e Depozitës

 

Banka Credins në Kosovë merr pjesë detyrueshëm në Fondin e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Kosovës.