Biznesi apo institucioni juaj ka nevojë për staf të dedikuar.

Credins bank beson në ndërtimin e një bashkëpunimi afatgjatë me klientët dhe në këtë bashkëpunim ne propozojmë zgjidhje që ndihmojnë në konsolidimin e klienteve tanë biznese apo institucione. Një rëndësi të veçantë në Credins, i kushtohet trajtimit të stafit dhe rritja e besnikërisë së punonjësve ndaj institucionit apo biznesit ku ata punojnë. Në këtë kontekst vjen dhe propozimi ynë për paketën e pagave të punonjësve përmes Credins bank. Duke zgjedhur këtë opsion, punonjësit tuaj përfitojnë

  • Llogari Rrjedhëse me kushtet më të favorshme.
  • Visa Card për përdorim në ATM dhe POS brenda dhe jashtë vendit.
  • Overdraft me kushte konkuruese deri në pesë paga.
  • Credins Online pa komision aplikimi apo mirëmbajtje.
  • Mundësi për pagesa dhe transferta.
  • Alternativa të shumta për Depozita dhe Investime.
  • Mundësi për investim në skemën e Pensionit Vullnetar Credins Pension.
  • Alternativa konkuruese për format e ndryshme të financimit si Kredia Konsumatore apo Kredia për Shtëpi.

Credins Bank ka një rrjet të gjerë ATM. Shërbimi ATM ofrohet në çdo degë të Credins bank si dhe përmes një rrjeti prej 62 ATM të vendosura në pika strategjike në të gjithë Shqipërinë. ATM është një sportel elektronik parash, që ju ofron mundësinë të tërhiqni para 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë. Çdo ATM është e pajisur me një sistem monitorimi me kamera që respekton privatësinë e çdo klienti. Çdo ATM është gjithashtu e pajisur me sinjalistikën e nevojshme për t’ju informuar mbi llojin e kartës që mund të përdorni. ATM DropBox lehtëson menaxhimin e CASH-it dhe rrit sigurinë, për kompani si OSHEE, DPSHTRR, Posta Shqiptare etj, të cilat arkëtojnë para pranë zyrave të tyre deri në orët e vona dhe mund ti depozitojnë pratatë pranë bankës, duke bërë aktive brenda ditës përmes shërbimit DropBox. Credins Bank ka gjithashtu një numër të caktuar ATM me funksionin e depozitimit të parave. Për të përdorur këtë funksion ju duhet të kontaktoni me degën për të lidhur një kontratë. Nëse jeni të interesuar të mësoni si funksionon një ATM Dropbox, vizitoni: