Kartë debiti

Ne Credins bank ju mund të pajiseni me kartë debiti VISA apo Mastercard për biznesin tuaj.

Mjafton të keni një llogari rrjedhëse dhe mund ti ofroni vetes tuaj funksionalitete inovative, fleksibilitet në përdorim dhe siguri në pagesa.

Karakteristika dhe avantazhe

  • Tërheqje në ATM 24/7.
  • Përdorim kombëtar dhe ndërkombëtar.
  • Mundësi lëshimi kartë dytësore.
  • Blerje në internet dhe POS.
  • Përdorim në të gjitha monedhat.
  • Kontroll mbi shpezimet dhe lëvizjet e llogarisë.

Me Kartën e Debitit ju mund:

  • Kryeni tërheqje parash dhe pagesa në të gjithë botën.
  • Personalizoni limitet e përdorimit për zona të caktuara apo shuma të caktuara.
  • Kryeni pagesa online me siguri të plotë.

Llojet e kartave te debitit

Karta Mastercard Business Debit

  • Monedha: EURO
  • Limit Shpenzimi Ditor Online/Internet: 500 Euro
  • Limit Shpenzimi Ditor në POS: 5000 Euro
  • Vlefshmëria e kartës: 5 Vite

Karta Visa Business Debit

  • Monedha: EURO
  • Limit Shpenzimi Ditor Online/Internet: 500 Euro
  • Limit Shpenzimi Ditor në POS: 5000 Euro
  • Vlefshmëria e kartës: 5 Vite

Siguria

Falë pranisë së mikroçipit, Karta e Parapaguar është akoma më e mbrojtur nga mashtrimet dhe klonimi. Si rregull, në momentin që do të bëni një blerje, do t’ju kërkohet të shkruani kodin PIN për të përfunduar transaksionet për shumat mbi 40 Euro. Transaksionet tuaja online bëhen akoma më të sigurta me modelet e sigurisë Mastercard SecureCode dhe Verified by VISA (VBV). Ju gjithmonë keni një nivel shtesë të sigurisë në sajë të një fjalëkalimi që ju vjen me SMS dhe që do të kërkohet në kohën e blerjes nga dyqanet online.

Ndryshimi i PIN-it

Ju mund ta personalizoni PIN-in e kartës suaj Mastercard në të gjitha bankomatët (ATM) e bankës. Ndryshimi i kodit PIN për këto karta është falas. Në rast se humbisni kodin tuaj PIN, riprintimi i tij prane degëve Credins është 2 Euro për kartat Mastercard dhe VISA.

Me shume

Me Visa & Mastercard nga Banka Credins Kosovë paguani përmes teknologjisë Contactless përmes të cilit mund të paguani pa bërë swipe kartelën ose futjen e çipit. Disa këshilla për kartela:

  • Mbani PIN veçmas nga kartela dhe mos e ndani atë më njerëz të tjerë.
  • Gjithmonë kontrolloni shumën e shfaqur në POS përpara se të futni kodin PIN ose të nënshkruani faturën.

Në rast të humbjes ose vjedhjes së kartës suaj:

  • Bllokoni atë sa më shpejt të jetë e mundur duke telefonuar numrin: +383 38 780 100 ose duke derguar e-mail ne adresën info@bankacredins-ks.com.
  • Paraqituni në degën më pranë jush, raportoni vjedhjen/humbjen e kartelës dhe kërkoni një kartelë të re.

Dokumentacioni i nevojshem

  • Kartelë Identiteti
  • Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
  • Formular i dorëzimit të Kartelës dhe Kodit PIN.
  • Kontrata e Kartelës.